Pjesëtari i sigurisë në ambasadën amerikane u plagos sot në Bejrut, Liban, në një sulm ndaj ambasadës, në të cilin morën pjesë tre sulmues.
Një prej tyre është vrarë, një tjetër është plagosur, ndërsa kërkimi për sulmuesin e tretë është në vazhdim, raporton portali libanez LBC, sipas Politika.rs.
Ushtria libaneze njoftoi se ka kthyer zjarr ndaj sulmuesve dhe se sulmuesi i plagosur, i cili është i nacionalitetit sirian, është transportuar në spital, raporton AP.
Mediat lokale raportojnë se sulmi zgjati rreth një orë.
Ambasada amerikane njoftoi se askush nga stafi i ambasadës nuk u plagos gjatë sulmit.
Video e shqetësueshme:
The Lebanese army confirmed that a #Syrian citizen fired shots at the #American_embassy in #Beirut, Lebanon. The American embassy stated that light weapon fire occurred near the entrance of the embassy this morning and assured that the embassy premises and employees are safe due… pic.twitter.com/lFH3XuV2u5
— Hanady Al-Khatib (@hanadyalkhateb) June 5, 2024