Vrasësin në Bogovinë e kishte ndihmuar edhe një person i dytë, policia sqaron ngjarjen


Policia e Tetovës ka paraqitur kallëzim penal kundër M.M. (51) nga fshati i Bogovinës, Tetovë, për dyshime të veprave penale “vrasje” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paligjshme me armë ose substancë shpërthyese”, dhe kundër N.A. (73) nga ky i njëjti fshat, për dyshime të veprave penale “ndihmë e dhënë personit që ka kryer një veprë penale” dhe “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti e paligjshme me armë ose substancë shpërthyese”. Më datë 02.06.2024 rreth orës 10:15 para një objekti hotelerik(kafene) në Bogovinë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme, i paraqituri i parë ka qëlluae një plumb drejt A.J. (50) dhe e vrau atë. M.M. u arrestua menjëherë dhe në mjetin e tij është gjetur një armë automatike me të cilën kishte kryer veprën. Pas kryerjes së veprës,i paraqituri i dytë, N.A., marë karikatorë nga një armë automatike me dy plumba nga shtëpia e M.M. dhe i ka fshehur në shtëpinë e tij. Në bazë të urdhrit të gjyqtarit në procedurën paraprake, personi i parë është caktuar në paraburhim për 30 ditë dhe është dërguar në burgun e Shutkës.