MPB ka njoftuar se më datë 03.06.2024 në ora 08:55, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.V.(85) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga P.E. nga Tetova, punonjëse në Qendrën Emergjente të Tetovës, se në orën 08:30 e ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, e më pas ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë që po ndërmerrte veprimet zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Pa Censurë