Ministria e Transportit dhe Lidhjeve informon opinionin se pas verifikimit të mandatit parlamentar të ministrit aktual të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria do të udhëhiqet nga zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi.
Gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin e ministrisë.