Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një fëmijë me origjinë shqiptare është mbytur në det.
Sipas mediave greke, djali i mitur i moshës 6-7 vjeçare u mbyt teksa po notonte në det në zonën e Arvit.
Vogëlushi i quajtur Nikolas ishte me nënën e tij. Shtëpia e tyre ndodhet pak metra larg plazhit. I mituri kërkoi të futej në det, por nëna nuk e lejoi për shkak të dallgëve.
Mesa duket, ai i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u largua. Por fatkeqësisht u mbyt si pasojë e detit të trazuar atë moment.
Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin.