Vrau një person, lirohet nga burgu ish-deputeti Gani Geci

Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci është liruar nga burgu i Smrekonicës pasditen e së premtes.

Ai ka vuajtur dënimin me burgim lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Ai ishte shpallur fajtor pasi që në gusht të vitit 2014 në ballkonin e kafeterisë “N’Qosh”, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.