Më 30.05.2024 në Stacionin Policor të Shtipit është kryer një bisedë zyrtare me B.J., një punonjës policie nga Stacioni Policor i Shtipit, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se natën e 30.05.2024, gjatë një feste familjare, ka qëlluar me armën zyrtare të zjarrit. Për këtë ngjarje janë informuar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, hetimet kriminalistike dhe standardet profesionale të MPB-së dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit nga shtëpia e B.J. është sekuestruar një pistoletë dhe municion pistolete kalibri 9 mm. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.