ASHAM në mbështetje të referendumit


Njëzet e pesë vjet pas pranimit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara, epilogu nga referendumi i ardhshëm për emrin është një prej sfidave më të mëdha me të cilat shteti ballafaqohet prej pavarësisë e deri më sot. Kjo u tha në Ohër në shënimin e jubileut dhe promovimit të libërthit “Për dhe nga Kiro Gligorovi”. Për kryetarin e ASHAM-it, Taki Fiti me Marrëveshjen e Prespës, për Maqedoninë hapen mjaft perspektiva.

Të shpresojmë që referendumi do të kalojë. E di që nuk mundet një qytetar të jetë plotësisht i kënaqur me zgjidhjet e kësaj marrëveshje pasi, fundja, është ndryshuar emri kushtetues. Por, identiteti është përforcuar ndërsa referenca ka të bëjë vetëm me përcaktimin gjeografik dhe sipas kësaj, duhet të shikojmë përpara dhe të bëhemi pjesë e NATO-s, BE-së dhe t’i hapim bisedimet me Unionin. Mendoj se me këtë monitorim të përforcuar që do ta kemi nga NATO dhe BE-ja, shumë më fuqishëm do të përparojmë në pjesën e reformave”- tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM.

Fiti më tej shton se e rëndësishme është që vendi shkëlqyeshëm ka arritur t’i zgjidhë çështjet e identitetit.

Ato janë të betonuara edhe atë sipas parimit “erga omnes”. Sado që na kushtoi ky parim për përdorimin e emrit edhe në dimension ndërkombëtarë edhe në atë vendorë, tani sipas logjikës së njëjtë vlen parimi “erga omnes”. Përfundimisht nuk duhet të kemi më shumë probleme me pranimin e gjuhës, kulturës, traditës maqedonase dhe kjo është gjë e mirë”- u shpreh Taki Fiti, kryetar i ASHAM.

Ish ambasadori, Gjorgji Filipov u shpreh se anëtarësimi në KB dhe çështja e referendumit kanë peshën e njëjtë.

Tani jemi para një aspektit të rëndësishëm historik, social, politik dhe ekonomik, kthesë ku duhet ta deklarojmë synimin për anëtarësim në KB, por me referencë që procesi të përfundojë. Të rrumbullakohet anëtarësimi i plotfuqishëm në KB si të gjitha shtetet në botë me një emër, me etnikume të pranuara që jetojnë në të, me kode të pranuara ndërkombëtarisht, gjuhë të pranuar nga komuniteti botërorë”- theksoi Gjorgji Filipov, ish ambasador.

Filipov më tej thotë se, bojkoti edhe pse është e drejtë demokratike në këto momente historike, nuk është përgjigje e duhur për këtë sfidë dhe për këtë shton se çdokush duhet të dalë në referendumin e ardhshëm.