MPB ka njoftuar se më 29.05.2024 në ora 17.15 në një fshat të Gostivarit, efektivët e policisë nga Departamenti i Policisë Çegran e kanë privuar nga liria personin F.N.(19) nga ai fshat. Në të njëjtën ditë në orën 17:00 ai ishte raportuar nga nëna e tij se ishte duke u sjellë në mënyrë agresive dhe kishte dëmtuar një pjesë të inventarit të shtëpisë. Gjithashtu, duke ndërmarrë veprime zyrtare, ai ka lënduar një efektiv policie me një mjet qelqi. F.N. u mbajt në stacion policor dhe pasi u dokumentua rastin u transferua për mjekim në një institucion shëndetësor.