Kishte ikur nga Burgu i Idrizovës, arrestohet 42-vjeçari nga Debreshi i Gostivari i dënuar me 10 vjet burgim


MPB ka njoftuar se me datë 29.05.2024 në ora 23:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar M.M. (42) nga Debreshi i Gostivarit. Ai ishte dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e shumë veprave të “vjedhjes së rëndë” dhe “vjedhjes”, dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të gjykatës për arratisje nga IEVP-Burgu Idrizovë për të vuajtur gjashtë vjet të dënimit.
Gjatë arrestimit, atij iu gjetën dhe sekuestruan sende me origjinë penale. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dërgohet në IEVP Idrizovë – institucioni korrektues për vuajtje të dënimit. Pa censurë