Aksident i rëndë mes autobusit dhe një veture në Serbi, një i vdekur dhe mbi 30 të plagosur


Një shofer veture ka humbur jetën në një përplasje me një autobus afër Mali Pozharevcit, në Serbi.

Më shumë se 30 persona janë lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës ndodhen në terren. Shumica e të plagosurve kanë pësuar lëndime të lehta.

Mëngjesin e sotëm në orën 05:40 në rrugën e që të çon nga Mlladenovci në autostradë dhe në kryqëzimin e Malit të Pozharevcit, nga përplasja e autobusit në linjën periferike 493 me një veturë ka humbur jetën drejtuesi i automjetitmjetit të pasagjerëve.