Demiri: Më shqetëson akoma fakti që nuk kemi deputet të rinj në moshë


Sot u realizua një ndër proceset të rëndësishme post zgjedhore, konstituimi i kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me ç’rast dua t’i uroj 120 deputetet e sapozgjedhur për mandatet e tyre, me shpresë që do të tregojnë vlerat e tyre profesionale dhe politike.
Uroj shumë që kjo përbërje parlamentare të ndjek rrugen pro europiane dhe në të mirën e popullit.

Më shqetëson akoma fakti që nuk kemi deputet të rinj në moshë të cilët padyshim do të perfaqesonin të rinjtë e vendit në shtëpinë e tyre pra kuvendin e RMV-së!

Uroj që vlerat e një koncepti një shoqeri për të gjithë gradualisht të transformohen në vlera reale që duhet t’i respektoje çdo qytetar i vendit.

Edhe sot në seancën konstituive nuk mungoi emri që shenoi historinë e Maqedonise se Veriut pro europiane, dhe të sigurtë si asnjëherë më parë me anëtarësimin e vendit në NATO pra, u permend emri i Zoran Zaev