Sulmohet fizikisht në ambientet e komunës Kurto Dudush


Dje në orën 15.00, në hapësirën e komunës Shuto Orizari, është sulmuar kryetari i kësaj komune, Kurto Dudush.

Një qytetar i revoltuar ka hyrë në hapësirën e komunës , duke bërë thirje emrin e kryetarit të kësaj komune, e ka kapur dhe e ka tërhequr zvarrë.

Siç informoi sot MPB-ja, sipas raportimit, rreth orës 15:30 në ambientet e komunës së Shuto Orizarit Z.I. është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar K.D (49) nga Shkupi, kryetar i komunës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.