Sot pritet që të votohet edhe për kryetarin e ri të Kuvendit që detyrën pritet ta marrë Afrim Gashi që edhe dje dha dorëheqje nga kryetari i Alternativës.
Por lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarit të TV21 nëse do ta votoj Gashin për kryetar të parlamentit.