Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka folur sot në seancë në Gjykatën Speciale, për herë të parë prej arrestimit të tij nga Dhomat e Specializuara.
Në një deklaratë që dha ai para Trupit Gjykues dhe palëve të tjera, tha se nëse eventualisht askush nuk merr përgjegjësi për vonesat që po shkaktohen në procesin kundër tij dhe të tjerëve, atëherë ky do të jetë një mesazh fort negativ për të gjitha palët, përfshirë edhe për popullin e Kosovës.
Ai tha se nëse një gjykim në kohë të arsyeshme nuk ndodhë, atëherë cënohet besimi reciprok mes popullit të Kosovës dhe partnerëve të ndërkombëtarë, si dhe mes partnerëve ndërkombëtarë dhe Speciales.
Ajo që dua të them është se në interes të publikut që dikush duhet të marrë përgjegjësinë që ky proces të jetë jo vetëm fer dhe transparent dhe të respektojë procedurat, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës por edhe të ruaj dhe të garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme. Frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, s’ka të bëj vetëm me fatin tonë invidividual, por me mesazh tek populli i Kosovës që e ka themeluar me besim këtë gjykatë, tek ju si partnerë ndërkombëtarë, dhe s’duhet të cënohet ky besim”, tha Veseli.