Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, do të jetë është padyshim kryetari i ri i Kuvendit. Kryetari i Lëvizjes Demokratike”, Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër për sistemin politik, si dhe ministër i mjedisit jetësor. Partia e tij do të ketë edhe dy zëvendësministra në transport dhe lidhje dhe në Ministrinë e Brendshme.
Edhe pse mendoi të qëndronte në postin e kryetarit të Gostivarit , Arben Taravari ka vendosur të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.
Koalicioni “Vlen” do të marrë edhe ministrinë e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, ekonomisë dhe punës, sektorin e integrimit europian dhe ministrinë pa portofol të ngarkuar me qeverisjen e mirë dhe transparencën.