Personi i dytë i plagosur në rrugën e plastikave me iniciale T.A. 24 vjeç, është operuar. Ai është në gjendje stabile pas ndërhyrjes. Shërimi i tij do të vazhdojë në spital, para se të lirohet për mjekim në shtëpi.
Për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e të plagosurit të tretë dhe bëhet fjalë për 19-vjeçarin O.B. Ai u transferua në Qendrën Emergjente të Klinikave të Kompleksit “Nënë Tereza”, së bashku me këngëtarin Amar Ismani i cili nuk u mbijetoi të shtënave.