Po e incizonin kur ishte me të dashurin nigerian, 21 vjeçarja nga Prishtina denoncon rastin në polici


ipas burimeve të Gazetës Online Reporteri.net një 21 vjeçare në Prishtinë ka bërë një denoncim në Polici ku dyshon se një person, komshi i saj, po e inçizon derisa po është në banesë më të dashurin e saj nga Nigeria.

Në denoncimin e bërë në polici 21-vjeçarja ka thënë se derisa ka qenë duke qëndruar në dhomë të ndejes me të dashurin e saj ka vërejtur një blic të telefonit nga reflektimi i dritës se dikush po i fotografon dhe inçizon, por nuk ka parë ndonjë person.

Tutje në denoncim ajo thotë se të nesërmen kur ka dalë për të ecur e ka vërejtur një karrige te dritarja e banesës ku dyshon se një person ka hipur në karrige për ta fotografur dhe inçizuar, por se në loakcionin ku banon nuk ka kamera.

Ajo në denoncimin e bërë ka thënë se nuk dyshon në ndonjë person konkret, por mendon se një gjë e tillë po i bëhet vetëm për shkak se i dashuri i saj është nigerian. /Reporteri.net./.