Ngjarja e rëndë ka ndodhur rrreth orës 12:15, në fshatin Suk të Roskovecit.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 17-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/ Më datë 25.05.2024, rreth orës 12:15, në fshatin Suk, Roskovec, është gjetur nga familjarët e saj, e pajetë, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 17 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetase, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.