Më datë 22.05.2024 në ora 19:40 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se M.T (65) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesë në zonën e Kisella Vodës.
Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa hetime ka kryer ekipi nga SPB Shkup.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, ku është konstatuar se shkak i vdekjes është goditja elektrike.