Kush është Ixhet Memeti? Memeti ka qenë Avokati i Popullit për 16 vite, nga viti 2004 deri në vitin 2020. Më parë ai ka mbajtur postin e Ministrit të Drejtësisë në dy raste, nga maji 2001 deri në nëntor 2002 dhe më pas nga tetori 2003 deri në dhjetor 2004.
Ai ishte ish-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, në detyrë që zgjati deri në vitin 1999. Ai u emërua edhe si këshilltar shtetëror dhe nga maji deri në nëntor 2003 punoi si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për Listat zgjedhore në Kuvend, anëtar i Trupit Koordinues të Qeverisë për përballjen me krizën e vitit 2001, si dhe anëtar i Këshillit Ligjor të Qeverisë.
Menjëherë pas përfundimit të mandatit si Avokati i Popullit, ai mori një post të ri dhe u bë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë. E gjithë karriera e tij e kaloi në pozita dhe funksione juridike.