Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancë urgjente në mesnatë, ia hoqi imunitetin gjyqtarit suprem i cili u arrestua dje nën dyshimin se ka kryer veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Këshilli Gjyqësor miratoi ndalimin e tij dhe e largoi nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor.
Siç njoftoi Këshilli Gjyqësor, në seancën e 487-të urgjente të mbajtur më 21 maj 2024, Këshilli shqyrtoi dhe vendosi pas kërkesës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për heqjen e imunitetit të gjyqtarit dhe miratimin e paraburgimit për gjyqtarin.
Këshilli Gjyqësor i heq imunitetin gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RMV-së, për shkak të mbarëvajtjes së procedurës penale. Ai aprovoi kërkesën për miratimin e paraburgimit të gjyqtarit të Gjykatës Supreme të RMV-së, të paraqitur nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup dhe e largoi përkohësisht gjyqtarin e Gjykatës Supreme të RMV-së nga ushtrimi i funksionit të tij gjyqësor. deri në përfundim të procedurës penale thuhet në njoftim.
Gjyqtari i Lartë u arrestua dje për shpërblim për ndikim të paligjshëm dhe siç tha policia i është hequr liria gjatë kryerjes së krimit.