Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari


I pyetur nëse ai ka qenë pjesë e skenarit të Frontit Europian, ku pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit, bashkë me Artan Grubin u paraqit para komunës së Çairit dhe kërkoi dorëheqjen e funksionarëve të VLEN, Skender Rexhepi-Zejdi tha se në konferencë për shtyp ka shkuar për të kërkuar dorëheqjen, por që nuk ka qenë i informuar për paraqiten e Grubit me valixhe.

Jo unë në pres kam shkuar për ta shprehur falënderimin e votuesve që na përkrahën për zgjedhjet presidenciale dhe për të kërkuar përgjegjësi jo vetëm për… TV21: Ju nuk e dinit se do të ketë aty një valixhe?
Jo nuk jam pjesë e atij skenari, pavarësisht ndodh që ndoshta është në kuadër të shtabit të Frontit është planifikuar, por unë kam marrë pjesë vetëm për të prezantuar qëndrimin e Fronit Europian se jemi fitues dhe duhet si burrat të japim përgjegjësi jo vetëm kryetari i Lëvizjes Demokratike por të katërt kryetarët të japin përgjegjësi për humbjen e tyre. E njëjta gjë duheshte të bëhet edhe në Tetovë edhe në Gostivar sepse u humbën zgjedhjet nga bartësit e vlenit në zgjedhjet presidenciale duke e ditur që fronti është ky çfarë është ju jeni dëshmitarë edhe në televizionin e juaj edhe në televizionet e tjera në gjuhën maqedonase, do të thotë në çdo medium bartësit e Vlenit në fushatë duke e ditur që Fronti Europian i ka 8 subjekte politike, ka edhe etnitete tjera, publikisht e kanë thënë që nëse humbim një votë më pak japim dorëheqje, a jeni dëshmitarë?! Kur i thoshin këto deklarata a nuk ishin të vetëdijshëm për fuqinë dhe për përbërjen e Frontit Europian?!- Ishin. Por ishin të mashtruar me bindjen e tyre se mund të fitojnë vota tek shqiptarët, kur I humbën zgjedhjet atëherë dolën dhe thanë ndalu se problem paska qenë përbërja. A nuk e dinin këto përbërjen?! Njeriu mbahet për jalë, dinjioteti I njeriut në politikë duhet të jetë fjala dhe përgjegjësia, dhe bartësit e Frontit Europian duheshte të jenë të parët që japing dorëheqjen e parevokueshme që humbën zgjedhjet. Në politikë nuk ka e treta ose fiton ose i humb zgjedhjet”, tha Zejdi.