30 gramë drogë dhe një armë i janë sekuestruar një shtetasi nga Shkupi, pas një aksioni të përbashkët të inspektorëve të Sektorit për hetime në Drejtorinë doganore dhe Policisë së Krimeve në MPB.
Droga u zbulua gjatë kontrollit të personit të kryer pasi ai mori në postë një pako të ardhur nga Gjermania. Në koordinim me prokurorin publik kujdestar, inspektorët e Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve, së bashku me pjesëtarë të MPB-së, kanë kryer kontroll në shtëpinë e personit, ku është gjetur një armë, e cila është sekuestruar nga inspektorët e doganës.
Ndaj personit do të bëhet kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike.
Sipas prioriteteve, Drejtoria doganore në vazhdimësi realizon veprime për shuarjen e të gjitha formave të kriminalitetit, duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve të saj.