Arben Taravari nga VLEN sot në Gostivar tha se kryetari i Gjykatës Administrative po ushtron presion ndaj gjykatësve që duhet të vendosin mbi vendimin KSHZ-së për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6. Taravari tha se gjykatësit duhet ta mendojnë çështje e përgjegjësisë.
“Mendoj se BDI-ja është mësuar që ta ketë gjykatën e vetë dhe nën kontroll të vetë dhe çdo gjë si të vendosë në Reçicë, ashtu të sjell vendim edhe gjykatësi, besoj se kryetari i gjykatës do ta mendoj se pas 15 qershorit do të ketë qeveri të re dhe nuk është normale që të bëhet presion ndaj gjykatësve për sjelljen e vendimeve të drejta”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv