Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot (17.05.2024) zyrtarët policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në MPB dhe Njësiti i Policisë Intervenuese të SPB Shkup kanë përfunduar procesin e ekstradimit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut Besim Krasniqit (44), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me burg për veprat penale të grabitjes, krimeve të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe dënimit për përgatitje në lidhje me veprën penale terrorizëm.
Personi është dërguar në Burgun e Idrizovës.