Kurti injorohet nga Rama, nuk çohet në këmbë për përshëndetje


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është injoruar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së, që është mbajtur të enjten në Kotor të Malit të Zi.

Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet Kurti në momentin e hyrjes në njërën prej sallave ku është mbajtur Samiti.

Ai shmanget nga Rama vetëm me një shtrëngim duarsh dhe që nuk çohet nga kolltuku.

Ndërkaq, Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien përshendetet me Kurtin duke u çuar në këmbë.

Mirëpo gjatë tërë bashkëbisedimit me O’Brien, Kurti shpërfillet nga Rama