-Ata tentojnë që një të ia çojnë VMRO-së ose LSDM-së, një të ia çojnë opozitës në njësinë zgjedhore numër gjashtë, këtë e tha sot mes tjerash Skender Rexhepi-Zejdi, i cili thotë se anëtarët e KSHZ-së nga LSDM dhe VMRO-DPMNE janë në koordinim që të pranojnë ankesat, me çka Frontit Europian do t’i merrej një deputet në zonën 5 dhe një në zonën 6.
“Dy subjektet më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO janë në koordinim me anëtarët e tyre të KSHZ-së dhe bëjnë presion të vazhdueshëm që ata t’i pranojnë këto ankimime edhe pse janë jodemokratike, jonjerëzore dhe jolegjitime”, tha Zejdi, i cili shtoi se në rast se ndryshon rezultati, atëherë do të kërkojnë që të rivotohet në ato vendvotime./tv21.tv