Tetovari sillet në mënyre agresive dhe i kërcënon babain dhe gruan e tij

Më datë 12.05.2024 në ora 22:40, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Sh.Z (32) nga një fshat i Tetovës, i cili është denoncuar nga babai i tij 57-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 32-vjeçare, se në shtëpinë e tyre familjare në fshat është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar, ai gjithashtu ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.