Zekolli:”Trysnia që u bë këto zgjedhje, linçimet publike, nuk përkojnë aspak me slloganet pro Europiane! Duhet të reflektojnë dhe kuptojnë se mjeku rival sot nesër do të shpëtoj jetën tënde”

Shkruan:
Kaltrina Zekolli kandidate për deputet nga VLEN!

Ne kete profil zakonisht ndaj momentet e gezimeve dhe dhimbjeve, udhetimeve e kujtimeve, kolegëve dhe profesionit. Tani qe euforia pushon dhe procesi zgjedhor perfundon edhe zyrtarisht, do doja qe si qytetare, fqinje dhe mike virtuale te ndaj me ju disa mendime, disa pershtypje vertete personale.

Nuk jam e vetmja, por pjese e nje shumice te heshtur qe ne diskrecion deshmonin, ndjenin dhe ndanin ngarkesen shqetesuese falë perçarjeve, dhunes verbale, kërcënimeve perfide, ndonjehere edhe direkte – etiketimeve, fyerjeve, gjuhës të urrejtjes, arrogancës dhe ne pergjithesi nje atmosfere toksike të akumuluar nga vet udhëheqësit dhe perhapur nga ithtarët.

Tani, kur karavani zgjedhor pushoi, mbase eshte çasti të udhezojme, keshillojmë dhe insistojme se duhet kuptuar që është jetike, të ndryshohet mënyra, koncepti i qasjes drejt votuesit, qytetarit, popullit dhe ardhmerise se pasardhesve qe kemi dhe mireqenies se pergjithshme. Nëse duam vërtetë ndryshimin, duhet patur të qartë që së pari duhet fituar besimi dhe besnikëria. Fatkeqësisht, sa më i ulët niveli i tyre, aq më e përhapur gjuha e armiqesimit!

Përkrahja e një ideologjie politike, është demokratike dhe legjitime. Fatkeqësisht, gjatë kësaj fushate, si rezultat i shprehjes së bindjes politike, disa haptazi e disa më të lëkundur në shfaqjen e të njejtës, megjithatë në lëkurën e secilit u ndjenë pasojat e shumta si në segmentin profesional ashtu edhe në atë privat, njerezor.

Kjo e para tregon nivelin e ulët, fëmijëror dhe hakmarrës, duke shkel ashpër meritokracinë dhe humbjen e vullnetit dhe elanit për punë të bukura dhe frytdhënëse. Megjithatë, dhimbja dhe sikleti më i madh u krijua si pasojë e shtypjeve për të mbajtur një anë dhe zgjedhja e një ane, nënkuptonte edhe prishjen e raporteve miqësore dhe atyre familjare me ata që nuk ndanin bindjet e njejta, qoftë dhe brenda një kulmi.

Një trysni e tillë, një kërcënim i tillë i të drejtave fundamentale, nuk përkon aspak me slloganet pro europiane, të këndshme për veshin por aspak në korelacion me veprimet e bëra.

Nuk jam e vetme, por nje nga të shumtët qe individualisht dhe bashkarisht, qëndrojme stoik ndaj bindjes dhe përkrahjes politike, por kjo nuk më ndalon dhe nuk na zbrapsë për të apeluar për kultivim më të lartë të respektit, pranimit të diversitetit, qasjes korrekte ndaj secilit që mendon ndryshe, duke përkujtuar që në fund të kësaj beteje, interesi i përbashkët është përmirësimi i cilësisë së jetës të çdo shqiptari në Maqedoni!

Qofshim zëri i tyre, qofshim dora e zgjatur për ta!
Mes nesh kemi vija te ndarjeve artificiale, te imponuara, qe nuk mund t’i konsiderojme normale, aq me pak humane. Nese deshirojme ndryshim te vertetë, duhet te kuptojme se mjeku rival sot, neser do vrapon per te shpetuar jeten tende, timen, tonat.
Humbes o fitues, kolegët ne universitet mbesin te varur nga njeri tjetri ne misionin e perbashket, te qenurit model para studentit dhe mbrojtes së hyjnisë se akademise.

Se ne fund te dites, ithtarë o rival, festat e fund zgjedhjeve i kemi te ndara, por hallet dhe preokupimet i kemi te perbashketa.
Prandaj, ne votojme nje dite ne kater vite, por perzgjedhjet e verteta, jetike, humane qe na bejne shoqeri, i kemi çdo dite, ne te mire dhe posaqerisht ne te keqe.

Thene shkurt, nëse pak reflektojmë, të gjithë do konstatojmë ate qe ne momente vrulli zgjedhor sikur harrojme: që ruajtja e respektit reciprok dhe faqebardhësia, janë ato që peshojnë edhe pas euforisë zgjedhore!

Te mjera janë fitoret qe nuk keni me kend t’i gezoni. Të ëmbla janë humbjet nga te cilat ju begaton urtesia.
Madheshtia, megjithate, jeton brenda atyre qe triumfojne mbi disfatën dhe fitoren.

Ju përshëndes!
Humbni ca kohe dhe ca mund, që të ndihmoni dikë që sot o nesër të ndjehet fitues! 😊