Mexhiti: Koalicioni VLEN fitues absolut në kampin shqiptar


Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, në konferencë për media, tha se rezultatet e para tregojnë se atz janë fitues në kampin politik shqiptar.
Mexhiti tha se Maqedonia nga nesër do të përgaditet për rotacion politik, duke thënë se qeveria e re do ta kete shumicën e shqiptareve.
“Me ditën e sotme, me sjelljen parapolitike, Ali Ahmeti e vulosi izolimin e tij përfundimtar nga të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë e politikë në vend si dhe partnerët ndërkombëtarë. Me sot, Ali Ahmeti është humbësi më i madh politik sepse ai, bashkë me Artan Grubin dhe dostat e tij që kanë demonstruar vetëm arrogancë dhe sjellje rrugaçësh në këtë fushatë, nga sot do të përfundojnë në izolim politik – nga partnerët e koalicionit, nga partitë opozitare, nga ambasadorët e huaj, nga mediat, nga OJQ-të, nga komuniteti ndërkombëtar. Me sot, shqiptarët kanë një faktor të ri serioz politik i cili i përfaqëson me dinjitet dhe krenari – VLEN!”, tha Izet Mexhiti.