Adnan Azizi nga Lëvizja BESA thekson se BDI vazhdon shantazhi dhe trysnin ndaj qytetarëve, së shpejti hajnat dhe keqperdorusit prapa grilave.
“Sapo mora informacion se persona të caktuar kanë marrë lista nga Qendra Sociale me emrat e familjeve të cilat janë të regjistrara si raste sociale dhe familjeve që marrin ndihmë për persona me përkujdesje të tretë! Këto të dhëna pastaj i shfrytëzojnë eksponentët e BDI-së për ti frikësuar dhe shantazhuar këto familje. Me këtë rast është bërë shkelje ligjore për keqpërdorimin e të dhënave personale të këtyre personave dhe këtyre familjeve. Imagjinoni ky pushtet i BDI-së shkon deri aty sa të shantazhojë dhe të kërcënojë familjet që janë me raste sociale dhe familjet që kanë persona me përkujdesje të tretë!
Andaj i njoftoj se i di edhe emrat e personave që i kanë nxjerrë këto lista, por edhe emrat e personave që i kanë marrë ata për të vepruar në mënyrë anti ligjore tek këto famillje. Po ashtu ua bëj me dije se pas 8 majit do të mbajnë përgjegjësi ligjore për këtë veprim dhe shkelje të rëndë!
Zullumit i vjen fundi më 8 maj, hajnat do përfundojnë prapa grilave”, ka reaguar Azizi.