“Na teshe djali djali” – Komenti i tmerrshëm i mërgimtarit për babain e Triumf Rizës


Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim, por duket se dikë e ka penguar shprehja e mllefit të prindit të zhgënjyer.

“S’po di çka me thanë, kurrfarë vendimi nuk është. Është një gjykim që po zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. Për 17 vjet dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në shoqërinë tonë, ma të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe një polic që është i shpallun hero pikërisht për luftën kundër bandave dhe kriminelëve. Natyrisht se po, natyrisht se është dënim i ulët, se ky është vrasës kryesor, ky i ka nxitë”, tha para mediave babai i Triumfit, Shefqet Riza.
E me këtë ankesë u shpërfaq edhe një koment i tmerrshëm nga një mërgimtar që jeton në SHBA.
“Na teshe djali djali sha me bon a tash, njeri nejti burg tash a him krejt kosova burg per djal ton”, thuhet në komentin e Enkelen Gjokaj, me plot gabime drejtshkrimore.