Bytyqi: Garantoj se nëse LSDM mbetet në pushtet, në mars 2025 paga minimale do të jetë 30 mijë denarë


Sindikatat nuk kanë asnjë ofertë nga askush tjetër përveç partisë sonë se sa do të jetë paga minimale. Natyrisht nuk duan që të kthehet paga minimale nga koha e VMRO-së, thonë të jetë 450 euro”, tha zëvendëskryeministri dhe bartësi i listës në NJZ2 nga LSDM dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane Fatmir Bytyqi, në debatin për “Vetëm e vërteta” me deputeten e VMRO-DPMNE-së Zhaklina Peshevska.

Ai shtoi se kjo ishte një nga kërkesat kryesore të sindikatave të dërguara nga marshi i djeshëm i ditës së punëtorëve.