Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër


Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar orët e para të mëngjesit në Shkodër. Shpërthimi është shënuar rreth orës 03.13 në banesën e një gjyqtari.

Mësohet se lënda plasëse është vënë në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale. Sterkaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

“Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.