Kandidati për deputet në zonën e 5 zgjedhore nga Fronti Europia, Musa Xhaferi sot në Kërçovë tha se edhe më herët ka pasur parti politike që me çdo kusht kanë dashur të hyjnë në qeveri, por që të njëjtat kanë mbetur vetëm dëshira, përcjell TV21. Xhaferi tha se Fronti Europian synon 30.000 vota në zonën e 5 zgjedhore.
Ata le ta bëjnë garën e vet, mundohen të lidhen edhe me kundërshtarët e Frontit, që të mburren se ato do të jenë, siç e quajnë veten me dëshirë, pjesë e qeverisë. Legjitimitetin e kanë votuesit. Legjitimitetin për të qeverisur, për të menaxhuar mandatin e ardhshëm e keni ju dhe nuk është në dorën e kryetarit të partive tjera politike, të cilët po mundohen të bëjnë luftë të ftohtë psikologjike, ajo nuk duhet të na preokupojë neve. Këtë e them për votuesit, anëtarët, simpatizantët e partisë sonë. Ne e mbajmë mend edhe në të kaluarën që ka pasur parti të tjera që kanë thënë se ne ashtu ashtu do të jemi në qeveri,, nuk hyhet në qeveri ashtu. Siç e kanë dëshirën ato, ta rrëzojnë nga pushteti kryetarin tonë Ali Ahmeti, këto dëshira janë vetëm dëshira, do të shkojnë në histori. Unë mund t’ju premtoj diçka në bazë të analizave që kemi, se Fronti do të ketë rreth 30.000 vota në zonën 5 dhe Fronti për Europë do të jetë partia e dytë në garë, në nivel të republikës në zonën 5. A do t’i marrim 4 apo 5 deputetë, nuk ka rëndësi, me rëndësi është që ne do të jemi partia e dytë dhe do ta rrisim këtë votë që e kemi tash”, theksoi Xhaferi./tv21.tv