Agron Demiri: Kthimi në regjim është vetëm kthim në një patriotizëm të rejshëm, andaj ju bëj thirje që më 8 maj të votoni numrin 1


Agron Demiri nga LSDM-ja në Gostivar ka thënë:

Përshëndetje Gostivari,

Kur vijsha këndej rrugës për në Gostivar kisha dy fjalime të përgaditura, njërin fjalim me gjitha premtimet tona të përgaditura në programen tonë duke i dëgjuar nga ju, ku jam i sigurtë se nga Ema dhe gjithë kolegët tjerë nga Gostivari dhe rethina do i dëgjoni dhe një fjalim për tu drejtuar drejtpërsëdrejt se ne të rinjtë nuk
Heqim dorë nga e ardhmja. Vendosa të dytin ta them për shumë arsye!

– Për të gjithë ata social demokarat dhe qytetarë që qëndruan në shtëpi dhe nuk dolën në votime, pyes të kthehemi në regjim?
– ⁠Ne, ju dhe gjithë LSDM e pranuam rezultatin e rethit pare, po ja qe sllogani yne thote qe nuk ka heqje dore nga e ardhmja dhe te besojme ne vizionin e ketyre 4 shkronjave se nuk jane shkronjat e Agronit, Igorit e kshtu me radhe, jane shkronja që anetaresuan vendin ne NATO, hapjen e bisedimeve me bashkimin evropjan, lirine te shprehjes ne shoqeri, ritjen e pagave, ritjen e pensioneve, u perball me shume kriza si ekonomike dhe energjetike, pandemine dhe shume shume gjera qe ne te kaluaren as qe ishin pjese diskutimi.

Andaj, te degjohemi gjithesecili qe ne jemi ata qe degjojme dhe pranojme edha gabimet por gjithe ata qe mendojne se ende ka shprese ne Maqedoni jemi NE, andaj uleni dhe bisedoni me secilin dhe mereni programen e LSDM, keni hapesiren e kandidateve per deputet ketu ne Gostivar dhe rethine qe te konsultoheni dhe qe te jeni te sigurte se e ardhmja eshte ne duar tuaja. Prej dje fillojme ne zero, andaj me 8 maj do kemi rezultate tjera.

Pa dashur mos e zgjatur, Gostivari e dijne fare mire qe kthim ne regjim eshte vetem kthim ne nje patriotizem te rejshem, andaj ju bej thirje qe me 8 maj te votoni numrin 1 pasi qe numri 1 garanton të ardhmen tone si te rinje, te ardhmen tuaj, dhe gjithe qytetareve ne Maqedoni.

Ju Faleminderit,