Partia e Lirisë po zhvillon ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, Konventën Kombëtare ku sipas paralajmërimit të Ilir Metës do të jetë dita ku Partia e Lirisë do të ndryshojë rrënjësisht dhe do fillojë një epokë e re për partinë.
Para se të niste Konventa Kombëtare, Ilir Meta e ka dhënë një prononcim për mediat jashtë Pallatit të Kongreseve ku u pyet në lidhej me largimin përfundimtar të Monika Kryemadhit. Por Meta tha se Monika është më e mbrojtura dhe nuk është marrë peng nga askush.
Dhe duke shtuar se me punë mund të mundin edhe partinë e Kinës. Ai vlerësoi një anëtare të partisë së tij, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë se 20 burra.
”Sikur të gjithë të punojë si kjo grua, që punon sa 20 burra, që presin të marrin poste sikur do të bien nga qielli. Do të mundim dhe partinë e Kinës”, – tha ai.