Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm.
– Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau në mënyrë të egër një grua, duke e goditur disa herë me thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes. Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës, njofton PTHP.