Ministri izraelit i Mbrojtjes: Kemi forcuar aftësitë mbrojtëse, Irani një shtet terrorist


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se Izraeli e ka forcuar aftësinë e tij mbrojtëse dhe sulmuese në fusha të ndryshme, duke përfshirë tokën, ajrin, detin dhe inteligjencën.

Gallant tha se këto masa vijnë pas një kërcënimi për sulm të mundshëm nga Irani, duke shtuar se veprimet e Iranit riafirmojnë statusin si një “shtet terrorist”.

Ai siguroi se Izraeli është plotësisht i përgatitur për të luftuar çdo formë “terrorizmi” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Komanda e Frontit të Brendshëm, shkruan CNN.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i ka bërë thirrje Iranit që të mos marrë asnjë veprim kundër Izraelit, teksa i njëjti është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, ku i ka mbledhur krerët e inteligjencës amerikane pas situatës në Lindjen e Mesme.