Greqi| Shqiptari tenton të përdhunojë pronaren e lokalit, dalin pamjet (Video)


Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një shtetase greke 32-vjeçare në një lokal në ishullin Simi.

Sipas mediave vendase, pamjet e tentativës së përdhunimit janë publikuar nga vetë e reja greke, e cila është nënë e dy fëmijëve. Ajo publikoi pamjet, për të dhënë mesazhin se nëse një grua nuk dëshiron të kryejë marrëdhënie, nuk mund ta detyrojë dot askush.

Në pamjet e publikuara nga mediat helene, duket shqiptari që shkon në banak, puth greken dhe tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Grekja i bën me dije shqiptarit se ambienti ka kamera, e largon edhe me forcë e sërish 30-vjeçari nuk ndalon veprimet e tij. Djali, që dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi grekja i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.

Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.

Shqiptari ndodhej përkohësisht në zonë, pasi punonte në një kompani që kishte marrë përsipër rinovimin e një vendi akomodimi turistik.

Ndaj 30-vjeçarit është ngritur një dosje për ‘ndalim të paligjshëm’, ‘prishje të qetësisë në familje’, ‘tentativë përdhunimi’ dhe ‘dhunë ndaj punonjësve’.

VIDEO