Pendarovski: Arrestimi i gazetarit më ktheu në kohët e vjetëra të errëta të Gruevskit


Presidenti Stevo Pendarovski në Ohër, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve për incidentin me arrestimin e gazetarit Furkan Saliu, tha se shpreson se kjo nuk është shenjë e kthimit në kohët e errëta të Gruevskit.

“Kam arritur të shoh vetëm një video të shkurtër të arrestimit të gazetarit Saliu, nuk kam detaje për rastin. Pres që autoritetet zyrtare dhe Ministria e Brendshme të tregojnë dhe të dëgjojnë palën tjetër, atë të gazetarit. Por kur pashë pamjet e policisë speciale duke arrestuar një gazetar, disa policë mbi një person, më ktheu në ditët e vjetra të errëta të Gruevskit, kur gazetarët ishin të ngujuar në burg, të rrahir dhe të heshtie”, ka thënë Pendarovski.

Ai shtoi se gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së ka pasur raste kur gazetarët kanë qenë në burg për një fjalë të shkruar dhe se nuk do të donte që kjo të ishte një shenjë e keqe se nëse VMRO-DPMNE kthehet në pushtet, ata do t’i trajtojnë mediat kështu.