Mbi 1000 persona nga Maqedonia janë paraqitur për punësim në Serbi përmes “Open Ballkan”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se 2200 persona kanë aplikuar në muajin e fundit, që nga fillimi i dhënies së lejeve unike të punës në kuadër të qasjes së lirë në tregun e punës në Ballkanin e Hapur, dhe shumica e të aplikuarve janë nga Maqedonia e Veriut, sqaron korrespondenti i MIA-së nga Beogradi.

Vuçiq tha se Serbia “ka problem me fuqinë punëtore”, dhe se është mirë që kartat e identifikimit janë bërë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Pjesa më e madhe e të interesuarve janë nga Maqedonia e Veriut, tha Vuçiq në televizionin Informer.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë “disa qindra qytetarë serbë kanë aplikuar për të shkuar në vende të tjera”, por se fluksi i punëtorëve në Serbi, përmes “Ballkanit të Hapur”, është shumë më i madh se ikja e punëtorëve.