Humanisti i njohur Halil Kastrati sërish ka bërë një vepër madhore dhe shume njerëzore në Shkup.
Ai ka dhuruar një banesë për një familje në nevojë.
“Ne Shkup u dhurua nje Banese
Bislimi i lodhur nga skamja por edhe nga sprovat e jetes, aj eshte nga nje fshat i Velesit por qe tri vite duke jetuar me qira ne Shkup, eshte baba i tre femijeve
Vajzen e ka me Autisem dhe perveç barres se qirase ai kishte edhe hallin e vajzes per ti kryer terapit
Ne sot e vizituam dhe ja beme surprize banesen e re
Donatori i vetem eshte nje vella nga Shkupi i cili ka kerkuar te ngel anonim per publikun
Bislimi me familje e gezofte banesen e re ndersa donatorin me familje Zoti kurre mos e humbte!”, ka shkruar Kastrati.