Nga Qendra Emergjente për TV Telma kanë konfirmuar se një person nga Haraçina është sjellë me plagë nga arma e zjarrit.
– Ka plagë me armë zjarri në gjoks. Bëhet fjalë për një djalë rreth 30 vjeç. Plagët janë për operim urgjent, prandaj tashmë po hyjmë në sallë, ka thënë në një bisedë të shkurtër Nexhati Jakupi, drejtor i Klinikës për kirurgji torakale në Qendrën Klinike në Shkup.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Në një sulm me automatik ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, një nga rojet e tij të sigurisë u qëllua për vdekje.