Menduh Thaçi: Me Ali Ahmetin jam bë bashkë për shkak të Rusisë dhe oligarkisë maqedonase


Sonte PDSH ka shtruar iftar për aktivistët e saj. Të pranishëm kanë qenë kandidati pë president nga rradhët e koalicionit “Fronti Europian” Bujar Osmani dhe ministri i financave Fatmir Besimi.

Menduh Thaçi gjatë fjalimit të tij tha:
“Arsye kryesore që u bashkuam në këtë fushatë ose betejë me z.Ali Ahmeti është reziku global që i kanoset Ballkanit nga Rusia.

Arsyeja e dytë është dhe filluar ta mendoj shumë më herët është një aktivizim i strukturës maqedonase ku bënin pjesë disa politikan maqedonas dhe oligarkë maqedonas ose mafia maqedonase për ta largu BDI-në nga pushteti, por ata dëshironin ti largojnë shqiptarët nga pushteti”