Erdogan humb qytetet më të mëdha, dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi


Në Turqi 61 milionë e 441 mijë e 880 votues kishin të drejtë këtë të diel të paraqiteshin në kutitë e votimit për të zgjedhur administratorët e tyre vendorë.

Ata do të zgjidhnin kryetarët e bashkive të 81 provincave, 973 rretheve dhe 390 qyteteve.

Erdogan humb metropolet, dalin rezultatet e zgjedhjeve lokale në Turqi

Nga rezultatet paraprake të publikuara pak minuta më parë shihet se partia më e madhe e opozitës CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha, Stamboll, Ankara, Izmir, etj.

Ndërsa partia e AK e Presidentit Erdogan ka marrë vetem disa qytete me te vegjël.