Zyra evropiane kundër mashtrimit – OLAF kërkon që Maqedonia t’i kthejë 2.2 milionë euro për shkak të keqpërdorimeve të programit Erasmus Plus. Më 30 nëntor 2023, Komisioni Evropian u dërgoi një njoftim institucioneve të Maqedonisë dhe gjatë muajit mars vendimi u bë përfundimtar.
Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore Evropiane dhe Mobilitetit konfirmoi se vendimin e kanë marrë nga Bashkimi Evropian, nga ku thonë se bashkë me qeverinë po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.
Maqedonia arriti rekordin për hetime të OLAF-it në vitin 2021, kur kishte rastet më të hapura për keqpërdorime të mundshme të parave nga fondet evropiane. Sipas raporteve të Shërbimit Evropian Kundër Mashtrimit, atë vit ka pasur 8 hetime.