Një gropë rreth 10 metra e thellë dhe e gjerë ka gëlltitur dy vetuea në mes të natës në Romë, duke nxitur ndërhyrjen e policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës një të mëngjesit dhe dy automjete Dacia dhe Renault kanë përfunduar në gropën e thellë. Policia ka reaguar menjëherë, ka mbyllur rrugën dhe ka siguruar zonën, raportojnë mediat italiane.
Është ngritur një kordon dhe për momentin nuk dihet pse ka ndodhur një shembje e tillë e asfaltit në Romë.