Kush është Marigona Beadini me prejardhje nga Shipkovica e Tetovës, njihet ndryshe si “Vajza e Hekurt” ose vajza e sporteve të rënda


Marigona Beadini, njihet ndryshe si “Vajza e Hekurt” ose vajza e sporteve të rënda. Ajo është boksierja e parë femër në Kosovë, kampione në boks dhe karate, njëkohësisht pjesëtare e Njësisë Speciale! Marigona nisi të mësojë për karatenë në vitin 1996 në shkollën Dardania, e cila ndahej mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndonëse në atë kohë lufta nuk kishte nisur ende, marrëdhënia mes shqiptarëve dhe serbëve ishte e tensionuar kudo e kurdo, edhe te fëmijët në shkollë. Në karrierën e saj ajo veçon një moment, atë të vitit 2000 kur ngriti flamurin kuq e zi në Hungari, ku mori vendin e parë në karate.

“Kur u kthyem nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, në vitin1999 nisa të marr pjesë në disa gara për karate. Fillimisht në grupin e 15 vjeçarëve ku korrëm rezultate tejet të mira. Viti 2000 është viti që unë e kujtoj gjithmonë si vitin që më hapi derën në sportin e karatesë por edhe si sportiste. Në Hungari menjëherë pas luftës në Kosovë, unë ngrita flamurin shqiptar dhe ky për mua është momenti më krenar i gjithë jetës sime.

Unë mora vendin e parë, por ky ishte një moment sublim për të gjithë. Të gjithë shqiptarët që ishin aty nisën të qajnë nga emocionet e mëdha.

Aty e kuptova që unë kam bërë diçka për vendin tim dhe nga ai moment nuk u ndala duke u ushtruar dhe arritur të tjera suksese.

VIDEO

Pastaj në vitin 2005-2006 nisa të merrem me boks. Isha e para femër në Kosovë boksiere që u ngjit në ring. I munda të gjitha gratë në rajon që ishin boksiere. Në vitin 2007 shkova në Gjermani për të vazhduar karrierën në boks. Aty u bëra kampione e Baden-Württemberg në Shtutgart, duke mundur edhe kampionen e Gjermanisë. Gjermania më bëri një ftesë për tu future në reprezentacionin e Gjermanisë por për shkaqe familjare u ktheva në Kosovë”, u shpreh Beadini në Dritare TV./l.F-dritare.net